Strategjia për veriun, buxhet për realizimin e projektit

Ende nuk dihet se sa do t’i kushtojë Qeverisë së Kosovës,zbatimi i strategjisë për veriun e vendi.Kryeministri,Hashim Thaçi,tha se ekzekutivi i vendit është në përfundim të krijimit të një buxheti që do të shfrytëzohet për realizimin e projekteve që përfshihen në këtë strategji.
"është në finalizim studimi për buxhetin dhe për projektet të cilat dot
realizohen, dhe natyrisht pas detajilizimit të plotë të përfundimit të
studimit, do të ndahet edhe fondi. Mjetet janë, do të kërkohet
mbështetje edhe nga shtetet tjera, do të thotë edhe nga shtetet
mbështetëse të gjitha këtyre angazhimeve të qeverisë dhe autoriteteve
ndërkombëtare. Unë kam besim të plotë se do të kemi një mbështetje të
gjithanshme edhe në planin socio-ekonomik në mënyrë që të përmirësohet
jeta e qytetarëve dhe në atë pjesë të Kosovës", deklaroi Hashim Thaçi,
kryeministër i Kosovës.
Kreu i ekzekutivit,duke mos dhënë detaje për realizimin e kësaj
strategjie, është shprehur i bindur se me përkrahjen e faktorit
ndërkombëtar,së shpejti do të fillojë zbatimi i Kushtetutës së Kosovës
edhe në veri.
"Tani jemi edhe më të vendosur që të mos kursejmë asgjë, as përkushtimin
politik, as financiar dhe as zotimet tona jashtëzakonisht të
rëndësishme. është ide qeverisë e mbështetur nga gjithë ndërkombëtarët,
dhe në këtë drejtim do të lëvizim shpejtë dhe me hapa konkret", vijoi
Thaci.
Strategjia për Veriun e Kosovës, ka marrë edhe përkrahjen e Grupit
Ndërkombëtar për Kosovën, ku gjatë takimit të 8 shkurtit në Vjenë,
përfaqësues të këtyre vendeve , kanë shprehur gatishmërinë për
mbështetjen e kësaj strategjie në të gjitha format, përfshirë edhe
ndihmat financiare.
Shkëlzen Osmani
< I mëparshmi