E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballsh/ Po kryente riparime, 52-vjeçari bie nga çatia e banesës

Një 52-vjeçar ka mbetur i plagosur në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh, pasi është rrëzuar nga lartësia teksa po riparonte çatinë e banesës së tij.
I dëmtuari, Festim Sulaj, dyshohet se ka humbur ekuilibrin gjatë punimeve dhe ka rënë në tokë, duke pësuar dëmtime, kryesisht në pjesën e pasme të kokës.

Ai mori ndihmën e parë në Spitalin e Ballshit dhe më pas u transportua drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›