Rama takim me kryeministrin Luc Frieden: Nga marsi, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë

Përmes një postimi, Rama bëri të ditur se nga muaji mars, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë ajrore kombëtare Luxair.
“Luksemburg – Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë”, shkruan Rama, duke njoftuar gjithashtu për lidhjen e re ajrore mes dy vendeve.
Fluturimi direkt pritet të krijojë më shumë lehtësi në lëvizjen e qytetarëve dhe të forcojë lidhjet mes Shqipërisë dhe Luksemburgut.