Ballsh alarm per eksploziv ne makinen e bashkiakut
08/12/2010Policia Alarm fals kishte vetem letra te mbeshtjella. Ne kerkim te autoreve
BALLSH- Ka rezultuar fals alarmi per vendosjen e nje sasie eksplozivi ne automjetin e drejtuar nga nje nepunes i Tatim-Taksave ne Bashkine e Ballshit. Gjithcka e kane zgjidhur ekspertet antimine te ardhur nga sektori i antiterrorit ne Tirane. Ata kane kryer edhe shperthimin mekanik dhe me pas kane konkluduar se brenda pakos se vendosur ne pjesen e poshtme te automjetit tip Volvagen drejtuar nga shtetasi Selfo Serjani nuk ka pasur lende shperthyese por thjesht letra te mbeshtjella dhe te vendosura aty nga persona ende te paidentifikuar nga policia.
Pakoja e dyshuar
Pakoja eshte diktuar ne mjet ne sheshin qendror te qytetit te Ballshit perballe disa njesive shitese ne rrugen qe te con per ne KPTHN Ballsh. Selfo Serjani e ka diktuar pasi ka marre sinjalizim prej nje shitesi lokal ne kohen kur ishte ne levizje duke drejtuar automjetin. Ai ka ndaluar dhe pasi ka zbritur nga automjeti ka diktuar nje pako te mbeshtjelle me gazete. Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe ka lajmeruar policine. Policia ka rrethuar ne menyre te mjaftueshme ne nje perimeter vendin rreth ngjarjes dhe ka thirrur ekspertet per te verifikuar pakon. Kane mberritur edhe specialiste te Drejtorise se Policise se Qarkut Fier. Policia nuk ka lejuar kalimin e asnje kalimtari ne qender te qytetit. Me pas ekspertet shkuan edhe ne vendin ku ishte parkuar makina gjate nates. Mesohet se autovetura eshte ne prone te shoqates se gjuetareve dhe eshte marre gjate dites se djeshme per te plotesuar disa nevoja familjare prej shtetasit Serjani. Ai e kishte parkuar veturen perballe shtepise se tij ne lagjen 5 Shkurti te qytetit te Ballshit. Gjithe tensioni dhe alarmi i krijuar eshte sqaruar vetem pas mberritjes se eksperteve antimine te kryeqytetit. Nepunesi i taksave ne Bashkine e Ballshit Serjani njihet si njeri jo problematik dhe me sjellje te mire ne qytetin e Ballshit. Nga ana e strukturave te policise vazhdon puna per te sqaruar rrethanat dhe identifikimin dhe kapjen e autorit te kesaj ngjarjeje. Materialet hetimore te perpiluara do ti referohen Prokurorise se rrethit gjyqesor Fier per vepren penale Kanosje parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.