Procesi i Prudentinos avokati kerkon largimin e gjykateses
08/12/2010Shtyhet serish gjyqi avokati i shkarkuar leter ankese trupit gjykues
VLORE- Procesi i kryer ndaj Albino Prudentino diten e djeshme eshte shtyre per here te trete brenda nje harku kohor prej 5 ditesh. Fillimisht ne seancen e parashikuar per diten e djeshme ka mberritur avokati i meparshem i te pandehurit Ferdinand Doja i cili u shkarkua nga ana e gjykates seancen e pare te ekstradimit per mungesen e tij ne seance. Sapo ka filluar seanca ai ka kerkuar legjitimimin e tij si avokat i te pandehurit kerkese kjo e mbeshtetur edhe nga familjaret. Menjehere pasi eshte legjitimuar ai ka kerkuar fjalen per te folur gje e cila eshte pranuar nga ana e gjykateses. Ne nje leter ankese te dorezuar prane trupit gjykues Doja eshte shprehur se gjykata kishte bere nje sere parregullsish ne proceduren e njoftimit per zhvillimin e procesit ku fillimisht sipas tij nuk eshte bere njoftimi ashtu sic duhet duke e dorezuar prane Dhomes se Avokatise dhe jo te ai personalisht nderkohe qe ai vet eshte njoftuar per seancen nje ore perpara zhvillimit te saj nga klienti i tij ndersa per sa i perket dites se seances ku ai mungonte e kishte njoftuar gjykatesen se e kishte te pamundur te merrte pjese ne seance pasi ishte i pranishem ne procesin e Bandes se Durresit dhe eshte dhene urdher nga ana e ministrit te mos mungoje ne asnje seance. Keshtu qe sipas tij shkarkimi i bere nga gjykata seancen e kaluar ka qene e padrejte. Gjithashtu avokati eshte shprehur se trupi gjykues duhet te nderrohet pasi gjykatesja Cela eshte e njejta qe ka bere dhe masen e sigurimit. Prokurori i ceshtjes i ka hedhur poshte keto pretendime duke u shprehur se jane te pabazuara dhe jo te vlefshme per te bere ndryshim te trupit gjykues dhe ka kerkuar mosndryshimin e trupit. Ne lidhje me kete kerkese te bere nga avokati gjykatesja Herila Cela eshte terhequr dhe ne vend te saj ka ardhur nje tjeter gjykatese per te vendosur nese do te ndryshohej gjykatesja apo jo. Pasi ka degjuar pretendimet e avokatit i cili ka bere te ditur se pervec gjykateses duhet te ndryshohet edhe sekretarja si dhe shtyrjen e seances per te sjelle fakte per te mbeshtetur ndryshimin e gjyqtares si tabulate telefonike qe tregojne kontaktet e tij me kancelarine e gjykates ne nje kohe qe gjykatesja shprehet se nuk eshte gjetur prane Dhomes se Avokatise gjykatesja e ardhur per kete qellim ka vendosur qe trupi gjykues i drejtuar nga gjykatesja Cela te mos ndryshohet. Kjo gje ka ngjallur pakenaqesi te avokati nderkohe qe menjehere me pas eshte rikthyer gjykatesja Cela se bashku me sekretaren e saj. Seanca ka vijuar me pas normalisht nderkohe qe avokati ka kerkuar perseri shtyrje te seances por kete here me pretendimin se duhet te njihet me dosjen. Pas nje sere kundershtimesh per shtyrje te seances pasi sipas tij ishte e pabazuar prokurori Ndini Tavani ka kerkuar qe seanca mund te shtyhet por me kushtin qe ajo e radhes te behet brenda nje kohe shume te shkurter si dhe te shtyhet me nje muaj afatet e sigurimit per Prudentinon. Gjykatesja Herila Cela ka vendosur qe ta marre parasysh kerkesen mbi afatet ligjore duke i shtyre me nje muaj nderkohe qe seanca e radhes eshte shtyre per ne daten 9 ora 13 e 30. Dh. Spiro