Balluku: Marrëveshje midis Emirateve, Italisë dhe Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor

Zv.kryeministrja dhe njëherësh, ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku shprehet se nga data 15 do të nënshkruhet një marrëveshje trilateriale midis Emirateve të Bashkuara, Italisë dhe Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor.
Belinda Balluku: Ne kemi një sërë projektesh shumë të rëndësishme që nuk janë thjesht projekte për forcimin e kapaciteteve transmetuese të Shqipërisë, por janë për forcimin e kapaciteteve transmetuese të Ballkanit. Nga data 15 do të kemi një marrëveshje trilateriale midis Emirateve të Bashkuara, Italisë dhe Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor, atëherë mund të themi se Shqipëria do të jetë kontributore dhe në linjat e transmetimit europiane.
Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Kryeministri Rama e ka cilësuar një marrëveshje që do të vendosë themelet e Shqipërisë, aktorë në politikën energjetike europiane në dekadën e ardhshme.Edi Rama: Ne do të hedhim një hap të jashtëzakonshëm me një marrëveshje trilateriale që do të vendosë themelet e Shqipërisë, aktorë në politikën energjetike europiane në dekadën e ardhshme.