E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balluku: Mjetet borëpastruese në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, kryesisht në zonat malore.

Për të bërë të mundur qarkullimin pa probleme, zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bën me dije se grupet e punës dhe mjetet borëpastruese janë në terren.

Balluku ka ndarë një video në rrjetet sociale nga aksi Tamarë-Vermosh, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Reshjet e dëborës nuk kanë penguar grupet tona të punës dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa.

Një thirrje për drejtuesit e automjeteve: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve që janë aty për t’ju mbështetur”, shkruan Balluku.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›