E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndërhyrje për mbrojtjen nga përmbytjet në Lezhë, përfundojnë punimet për pastrimin e lumit Drin

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Kanë përfunduar punimet për pastrimin e lumit Drin në territorin e bashkisë së Lezhës për mbrojtjen nga përmbytjet.

Kështu bën më dije ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, e cila nënvizon se punimet janë kryer në një segment prej 3.2 kilometra gjatësi.

Sipas ministres Denaj pastrimi i lumit do të përmirësojë ndjeshëm kullimin në 5000 hektarë tokë bujqësore dhe mbrojtje në 2000 hektarë tokë bujqësore e zona të banuara.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›