E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balluku: Qytetarët, më shumë lehtësime përmes aplikacionit OSHEE APP

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Tashmë qytetarët do të kenë shumë lehtësime përmes aplikacionit OSHEE APP.

Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi sot se, nëpërmjet këtij aplikacioni qytetarët mund të kryejnë një sërë shërbimesh pa qenë e nevojshme të paraqiten në sportele.

“Më shumë lehtësime për qytetarët. Përmes aplikacionit OSHEE APP, mund të kryeni një sërë shërbimesh pa qenë e nevojshme të paraqiteni në sportele. OSHEE APP më thjeshtë, më shpejt”, shkruan Balluku.

Përmes këtij aplikacioni qytetarët mund të marrin vërtetimin e debisë me një klikim.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›