Balluku: Rruga Dobrunë-Blinisht, angazhim i realizuar nga mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Rruga Dobrunë-Blinisht sot është realitet dhe po i shërben lëvizjes së qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se ndërtimi i rrugës Dobrunë-Blinisht ishte një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Kosovës
Sipas Ballukut, ky aks afron dy vendet duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit.
Fshati Dobrunë, është i shtrirë në verilindje të Shqipërisë, në Has në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ndodhet 10 kilometra larg nga Gjakova dhe 20 kilometra larg nga Kruma.
1 nga 5