E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balluku: Vendosim Shqipërinë në hartën e turizmit detar

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, priti sot në një takim Patrick Norén dhe Brianna Johann nga revista prestigjioze “MarinaWorld”.

Balluku theksoi se Shqipëria po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e mediave të huaja, sidomos me zhvillimet e fundit në fushën e turizmit.

Me përfaqësuesit e revistës prestigjioze “MarinaWorld”, ajo ndau vizionin dhe planet e qeverisë shqiptare për zhvillimin e industrisë detare.

“Përmes krijimit të një rrjeti marinash të ndërlidhura, po hapim një kapitull të ri që do ta pozicionojë Shqipërinë si një destinacion të ri dhe frymëzues në hartën e turizmit detar”, u shpreh Balluku.

E themeluar në shtator të vitit 2000, “Marina World” është botimi kryesor ndërkombëtar dedikuar industrisë së marinave dhe brigjeve ujore. “Marina World” u shërben pronarëve dhe operatorëve të marinave, zhvilluesve, planifikuesve, projektuesve dhe furnizuesve të pajisjeve dhe shërbimeve në të gjithë globin.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›