E Diel, 1 Nëntor 2026

Balluku dhe dy zyrtarët, Gjyli dhe Elezi në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë

TIRANË 22 nëntot /ATSH/ Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Belinda Balluku është paraqitur sot në ambientet e GJKKO-së ku do t’i komunikohet masa e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Gjithashtu, Gjykata e Posaçme do t’u komunikojë akuzat edhe kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe administratorit të KESH, Erald Elez.

Seanca është shtyrë për rreth dy orë, pasi avokatët mbrojtës i kanë kërkuar gjyqtarit Erjon Çela që të njihen me aktet e dosjes.

Pasi daljes nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, Balluku nuk dha asnjë prononcim për gazetarët e pranishëm.

Një ditë më parë Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) njoftoi se “do të zhvillojë një seancë për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masave dhe sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025. Seanca është caktuar për datën 22 nëntor 2025, ora 09:00”.

Gjykata e Posaçme caktoi të enjten dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.

Masa e “arrestit në shtëpi” është caktuar për kreun e ARRSH-së Gentian Gjyli dhe administratorin e KESH, Erald Elezi, në kuadër të hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe, specifikisht lotin e katërt të saj.

/gj.m/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›