Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë: Do të hapet në qershorin e 2024-s
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku inspektoi sot nga afër ecurinë e punimeve në tunelin e Llogarasë.
Balluku bëri të ditur se tuneli do të hapet për qarkullimin er mjeteve në qershor 2024.
“Është shumë e rëndësishme që ky tunel kur të përfundoj, ashtu siç e kemi premtuar, në qershor të 2024, të gjitha veprat infrastrukturore të jugut të Shqipërisë do të jenë të ndërlidhura.
Bypassi i Vlorës do të jetë i ndërlidhur si me rrugën e aeroportit, pra ajo rrugë e cila del në autostradën Fier-Vlorë, do të jetë i lidhur edhe me koncesionin Orikum-Dukat dhe Orikum-Dukati do të jetë i lidhur me hyrjen e tunelit të Llogarasë dhe ndërkohë dalja e Palasës do të jetë e lidhur me rrugën Palasë-Dhërmi”, tha Balluku.
Ajo shtoi se punimet në këtë tunel plotësojnë kriteret e Bashkimit Europian.
“Ky është një tunel që plotëson të gjitha parametrat e sigurisë rrugore sipas kritereve të Bashkimit Europian dhe me të vërtetë në 2024 Shqipëria do të ketë atë që unë e quaj diamanti, xhevahiri i kurorës së infrastrukturës së Shqipërisë, pra tunelin e Llogarasë”, u shpreh ministrja e Infrastrukturës.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
