E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Arjan Gosës, gjendet në Durrës arma e krimit dhe makina që përdori Habib Rexha për t’u larguar

Vrasja e Arjan Gosës, gjendet në Durrës arma e krimit dhe makina

Policia ka arritur të gjejë mëngjesin e sotëm makinën dhe armën e krimit me të cilën Habib Rexha, ekzekutoi pasditen e së dielës Arjan Gosën.

Mësohet se automjeti me të cilin Rexha u largua nga vendi i ngjarjes dhe arma e përdorur janë gjetur në zonën e plazhit në Durrës.

Habib Rexha u vetëdorëzua pasditen e djeshme në Komisariatin e Kavajës, dy ditë pas ngjarjes së rëndë ku në ambientet e një lokali qëlloi me armë në kokë Arjan Gosën, i cili ishte udek konsumuar një kafe me të atin.

Gjithashtu, pas vetëdorëzimit të Rexhës u arrestua edhe miku i tij Elvis Kurti, pasi në dëshminë e dhënë 31-vjeçari pohoi se u largua nga vendi i ngjarjes me ndihmën e shokut të tij.

Njoftimi i Policisë: 

Kavajë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 21.05.2023, në një lokal, ku mbeti i vrarë një shtetas, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë ndaluar shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e vrasjes, shtetasin H. R. (i ndaluar ditën e djeshme) që të largohej nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit, duke e marrë në automjetin e tij.

Automjeti u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur vendin e armës së përdorur nga autori për vrasjen e shtetasit A. G., dhe po punojnë për nxjerrjen e saj.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›