E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balluku marrëveshje për energjinë, Shqipëria dhe Emiratet Arabe do të krijojnë kompani të përbashkët publike

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes gjigandit energjitik të Emirateve të Bashkuara, Masdar dhe Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Dy vendet do te krijojnë kompaninë e përbashkët publike.

Lajmi u bë më dije nga zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku nga Azerbajxhani ku po mer pjesë në samitin global të ndryshimeve klimatike.

“Kemi firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme të bashkëpunimit me gjigandin Masdar, e cila operon prej kohësh në Ballkan, për për krijimin e kompanisë së përbashkët publike.Do të investojë në gjithë zonën e Ballkanit Perëndimorë, por mbi të gjitha në Shqipëri”, tha Balluku.

Më herët Rama ka ndarë pamjet me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i vendit tonë shkruan se diskutuan për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë

“Baku, Azerbajxhan – Mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri”, shkruan Rama. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›