E Diel, 1 Nëntor 2026

Balluku në SPAK, pritet t’i komunikohet zgjatja e hetimeve

Ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Ballukut, është paraqitur këtë të premte në SPAK.

Prokuroria e Posaçme, pritet t’i komunikojë zgjatjen e hetimeve që po kryhen ndaj saj edhe me tre muaj, konkretisht deri në tetor.

Pak ditë më parë, e njëjta gjë iu komunikua edhe Erald Elezit të KESH dhe Gentjan Gjylit të ARRSH.

Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa hetohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›