E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balluku në kompaninë e polisterolit në Kolonjë: Në krah të çdo investitori që punëson dhe kontribuon në ekonomi

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte në Kolonjë të Lushnjës, ku vizitoi kompaninë e prodhimit dhe përpunimit të polisterolit.

Balluku ndau në rrjete sociale momente nga kjo vizitë, teksa shkroi se, “prej vitit 1993, pas kthimit nga emigracioni, Shkëlqim Ferko ka ngritur kompaninë e tij të prodhimit dhe përpunimit të polisterolit. Një kompani e konsoliduar tashmë në tregun tonë, me afro 70 punonjës, e cila eksporton produkte edhe jashtë vendit”.

“Vizitova nga afër këtë sipërmarrje, e cila po zgjerohet dita ditës falë edhe investimeve në pajisje moderne, por pa lënë mënjanë për asnjë moment burimet njerëzore, si një kapital i pazëvendësueshëm”, shkroi Balluku.

Ajo shprehu mbështetjen e qeverisë për nxitjen e biznesit.

“Do të jemi në krah të çdo investitori që punëson dhe kontribuon në ekonominë e vendit”, tha Balluku. /j.p/

1 nga 6

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›