E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spiropali në sipërmarrjen në Kavajë: Skema mbështetëse e lehtësi fiskale

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vizitoi në Kavajë  sipërmarrjen model të familjes Malja.

Në këtë biznes Ornela vijon me përkushtim rritjen e biznesit që i ati, Kadriu, ngriti 17 vjet më parë, duke ofruar shërbime e produkte të ndryshme për fermerët, me degë në Kosovë dhe shpërndarje në të gjithë Shqipërinë.

Spiropali ndau në rrjete sociale momente kjo vizitë, teksa shprehu angazhimin e qeverisë për mbështetjen e biznesit.

“Skemat mbështetëse në bujqësi dhe blegtori, lehtësirat fiskale për biznesin dhe rritja e pagës minimale, janë vetëm disa nga reformat e ndërmarra, si garanci për zhvillimin e komuniteteve dhe forcimin e ekonomisë familjare e kombëtare”, tha Spiropali. /j.p/

1 nga 7

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›