E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), por është larguar pa dhënë asnjë deklaratë për mediat. Ajo qëndroi 20’ në SPAK dhe iu komunikua zgjatja e hetimeve.

Më herët përpara godinës së SPAK-ut u mblodhën aktivistët e lëvizjes “Flamingot”, të cilët zhvilluan një protestë simbolike në pritje të thirrjes për dëshminë e Ballukut.

Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe drejtuar zëvendëskryeministres dhe organit të akuzës, ku shkruhej, mes të tjerash: “Bela, vasalja e mbretit, tregoja SPAK-ut vjedhjen e buxhetit” dhe “Bela-ja e pushtetit”.

Sipas organizatorëve, protesta kishte për qëllim të kërkonte vijimin e hetimeve për çështjet që lidhen me Ballukun dhe zbardhjen e plotë të tyre nga Prokuroria e Posaçme.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›