E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dy emra në garën për Prokuror të Përgjithshëm

Ka nisur zyrtarisht gara për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili do të pasojë Olsian Çelën në krye të organit të akuzës.

Deri më tani, për këtë post kanë paraqitur kandidaturat e tyre dy prokurorë: Adnan Xholi, prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe Rovena Zoto, prokurore pranë Prokurorisë së Tiranës.

Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin përkatës, ndërsa në përfundim të tij do të zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Përgjithshme, duke zëvendësuar Olsian Çelën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›