E Premte, 6 Nëntor 2026

Balluku pas daljes nga SPAK: Ka ardhur koha të zbardhet dosja e inceneratorit të Tiranës

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot pas dëshmisë në SPAK për dosjen mbi inceneratorin e Tiranës se ka ardhur koha që kjo dosje të zbardhet.

“Ishte një thirrje për sa i përket dosjes 255 që është inceneratori i Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosjeje”, tha Balluku.

“Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve, pra atë që ne e kemi folur gjithmonë. Pra, qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur pa dyshim”, u shpreh Balluku.

“Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh dhe të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet për të ndarë njëherë e mirë të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm”, theksoi më tej Balluku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›