E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balluku priti në Tiranë Presidentin e ri të Indonezisë, Prabowo Subianto

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku priti sot në Tiranë, Presidentin e ri të Indonezisë, Prabowo Subianto.

Balluku ndau në rrjete sociale momente nga mbëritja e Presidentit të ri të Indonezisë, Prabowo Subianto, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

“Kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen në Tiranë Presidentit të ri të Indonezisë, Prabowo Subianto”, u shpreh Balluku.

Bashkëpunimi mes dy vendeve Shqipëri- Indonezi vitet e fundit është shtrirë në sektor të ndryshëm të ekonomisë dhe turizmit.

1 nga 4

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›