Manastirliu: Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, diploma dyfishe me universitete prestigjioze europiane

Ky univeristet ofron programe të reja në Bachelor:
Fakulteti i Edukimit , Mësuesi në arsimin fillor, mësuesi në arsimin parashkollor
Fakulteti i Biznesit : Ekonomia qarkulluese dhe zhvillimi i qëndrueshëm
Programe të reja studimi në Doktoraturë
Fakulteti i Edukimit: Shkenca edukimi
Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike: E drejtë publike
Programe Bachelor në Gjuhë të Huaj
Fakulteti Shkencave Politike dhe Juridike: Shkenca ndërkombëtare dhe Diplomatike (shqip-italisht)
Fakulteti i Studimeve Profesionale : Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (shqip-anglisht)
Menaxhimi i bankave (shqip-anglisht)
Menaxhimi i Hoteleri-Turizmit (shqip-anglisht)
Programe master në gjuhë të huaj (shqip-anglisht)
Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike: E drejtë evropiane dhe e krahasuar
Fakulteti i studimeve profesionale : Mbrojtja dhe menaxhimi i mjedisit detar
Fakulteti i teknoliogjisë së Informacionit: Teknologjia Kuantike e Informacionit
Diploma dyfishe
Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike me Universitetin “La Sapienza” Romë, Itali;
Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (Bachelor); E drejta evropiane dhe krahasuar (Master)
Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike me Universitetin e Gjenovës , Itali: Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike (Bachelor)
/k.s/