Balluku takim me ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë: Fokusi, projekti strategjik për ndërtimin e linjës nënujore

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, Gilberto Pichetto Fratin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku shkruan se është diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në sektorin energjetik, me fokus projektin strategjik për ndërtimin e linjës nënujore që do të lidhë dy vendet tona.
Sipas Balluku, ky projekt është pjesë e korridorit energjetik Lindje-Perëndim, që përfshinë Rumani-Bullgari-Greqi-Shqipëri dhe Itali, si një korridor i rëndësishëm për sigurinë energjetike të të gjithë rajonit.
“Ky investim do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet tona dhe do të kontribuojë në sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike në rajon. Raportet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë janë një bazë solide për të bërë edhe më shumë në shërbim të qytetarëve tanë”, shkruan Balluku në rrjetin social në Facebook.
Postimi i plotë: Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë të frytshme me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të📍Italisë, z. Gilberto Pichetto Fratin. Diskutuam gjerësisht mbi forcimin e bashkëpunimit mes #Shqipërisë dhe #Italisë në sektorin energjetik, me fokus projektin strategjik për ndërtimin e linjës nënujore që do të lidhë dy vendet tona.
Një projekt, pjesë e korridorit energjetik Lindje-Perëndim, që përfshinë Rumani-Bullgari-Greqi-Shqipëri dhe Itali, si një korridor i rëndësishëm për sigurinë energjetike të të gjithë rajonit.
Ky investim do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet tona dhe do të kontribuojë në sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike në rajon.
Raportet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë janë një bazë solide për të bërë edhe më shumë në shërbim të qytetarëve tanë.
/rtsh.al/