E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli humb derbin 3 jave denim nga Federata

LONDER-Mario Baloteli eshte pezulluar per tre ndeshje nga Federata Angleze per kartonin e kuq te marre ne ndeshjen ndaj Uest Bromuic. Sulmuesi italian shenoi dy golat e fitores per Mancester Sitin ne ndeshjen e se dieles por me pas u nxorr jashte per nje shkelm qe i dha futbollistit vendas Jusuf Mulumbu qe ishte kartoni i dyte i verdhe per te. Shkurt i njejti Baloteli qe ne Itali ofronte skena te ngjashme ne kohen kur luante me Interin. Gjesti i tij ka qene ne qender te mediave angleze diten e djeshme te cilat e kane quajtur nje budallallek te vertete ne nje sfide ku ai mund te ishte hero per mire. Mancester Siti nderkohe nuk eshte pajtuar me vendimin dhe ka vendosur ta apeloje ate. Nderkohe ne krah te Mario Balotelit ka dale edhe Roberto Mancini qe ka akuzuar gjyqtarin per nxjerrjen me karton te kuq. Ai shpreson ta kete te gatshem te besuarin e tij per derbin e neserm kunder Mancester Junajtid qe pritet te jete nje nga me te zjarrtet e sezonit duke pare edhe masat e forcuara te sigurise nga ana e policise dhe ndalimin e pijeve alkoolike. Nuk e pranoj vendimin e arbitrit per te nxjerre jashte Balotelin - ka thene Mancini. ndash Sipas meje nuk e meritonte kartonin e kuq dhe prandaj e kemi apeluar vendimin shtoi ai. Gjithsesi nuk ishte vetem Baloteli me nerva te tendosura ne sfiden e se dieles pasi edhe Vinsent Kompani me Jaja Turene paten nje shkembim batutash mes tyre gje qe nuk ndodh per here te pare. E nderkohe per derbin e neserm Siti pritet te kete te gatshem Karlos Tevez. Tifozet kerkojne me ngulm qe ai te shtrengoje dhembet dhe te jete ne fushe duke pare se ne derbin ndaj Junajtid eshte gjithnje deciziv dhe luan me me deshire se te tjeret.

d.b/a.l/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›