E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nate tmerri per Baton i shpeton grabitjes ne Brazil

Ngjarja Pak ore perpara gares anglezi u sulmua nga njerez te armatosur

Xhenson Baton i shpetoi nje kurthi nga njerez te armatosur ne San Paolo vetem pak ore perpara Cmimit te Madh te Brazilit ne Formula 1. Ne momentin e agresionit nga gjashte persona qe mbanin arme automatike piloti anglez i MekLarenit i cili eshte kampioni i botes ne fuqi ndodhej ne makinen e tij. Ngjarja ka ndodhur gjate largimit nga cirkuiti i Interlagosit ndersa Baton po kthehej ne hotel pas provave zyrtare te gares se parafundit te sezonit britaniku i ka shpetuar prites vetem fale shoferit te tij nje agjent policie i armatosur i cili evitoi problemet dhe u largua me shpejtesi. Makina e blinduar arriti te cante trafikun e dendur dhe te hynte pa probleme ne hotel. Ne automjet ndodheshin edhe babai i pilotit menaxheri dhe pergatitesi personal. Lajmi u be i ditur nga skuadra e MekLarenit e cila ka marre masa shtese mbrojtese per diten e djeshme perpara gjate dhe pas gares. Sipas BBC Baton e ka pershkruar shoferin qe arriti te evitonte grabitjen si nje legjende te vertete.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›