Balotelli pritet me banane nga ish tifozët e tij

Mario Balotelli ka qenë viktimë e fyerjeve raciste nga tifozët e Inter në derbin me Milan. Pasi u afrua nga pjesa e tifozëve të Interit, Balotelli u fye nga një pjesë e tyre të cilët u ngritën në këmbë duke e pritur me bërtima e fishkëllima. Njëri nga tyre i tregoj një banane, për të bërë fyerje racore ndaj tij./Indeksonline/