Guardiola kishte spiunë për Piquen!!

Pep Guardiola nga jashtë dukej një njeri i butë por që regjimi i tij te Barcelona duket të ketë qenë më i rëndë. Sipas një raporti në mediat spanjolle, Guardiola kishte përgjuar kohëve të fundit mbrojtësin Gerard Pique dhe jetën e tij private.
Kjo kishte filluar pas lidhjes se spanjollit me Shakirën. Guardiola thuhet se kishte disa detektivë të cilët ndjeknin lojtarë të Barcelonës, veqanërisht Piquen.
Agjentët e tij madje thuhet se kanë dëgjuar edhe bisedat në telefon të lojtarëve, pijen që kanë pirë në bar, si dhe kohën që kanë dalur për të shëtitur.
Fatin e Piques thuhet se e kanë patur edhe Ronaldinho, Deco e Eto.
Guardiola thuhet se i ka përcjellur lojtarët që sipas tij kanë qenë më mendjelehtë dhe që nuk ju ka besuar aq shumë në jetën e tyre të të qenit sportistë të mëdhenjë./Indeksonline/