E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamir Topi e Kreshnik Spahiu dalin vetëm në zgjedhjet e 23 qershorit

topi-dhe-spahiuTiranë- Fryma e Fryme e Re Demoktakike tha sot se ka vendosur të dalë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit si forcë djathtë.

Bamir Topi nuk dhuroi asnjë suprizë nga ajo çfarë kishte deklaruar edhe më herët, se nuk do të bashkohej me Berishën. FRD-ja tha se nuk kanë pasur asjë ftesë zyrtare nga selia blu.

Në mënyrë unanime vendosi që FRD-ja të mos bëjë koalicion parazgjedhor, pra të konkurojë më vete në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ishte i pritshëm, i paralajmëruar prej kohësh nga FRD-ja, një parti politike serioze që synon reformimin e sistemit aktual politik. Me interesa joparimore kanë injoruar vullnetin e dëshirën e qytetarëve duke i detyruar të zgjedhin gjithnjë mes dy alternativave gati identike. Kanë mundësi të zgjedhin një forcë të tretë lin për garanci, siguri dhe kapacitet për një qeverisje politike shumë më të mirë, transparente dhe më evropiane pas zgjedhjeve. FRD-ja dëshmoi se është parti e parimeve të qëndrueshme që sbën kompromise në kurriz të qytetarëve, se ka ka një program e synim për shtetin e qytetarët. FRD-ja ka synuar aleancë vetëm me qytetarët,-tha Topi.

Nga ana tjetër një tjetër forcë politike Aleanca Kuq e Zi bëri me dije se po ashtu do të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse nuk pranohen këto kushte: “1. Konfigurim i të gjithë mekanizmit elektoral përfshirë edhe kapacitetet njerëzore dhe ekspertët e propozuar nag AK-ja në të gjitha nivelet…2. Të ndryshojë sistemi zgjedhor 3. Marrëveshja politike për miratimin e një stategjie për heqjen e kufirit të doganave mes Shqipërisë dhe Kosovës. 4. Marrëveshje politike për të standartizuar demokracinë përmes kufizimit të mandateve politike jo më shumës e dy. 5. Reformë kushtetuese në sistemien e drejtësisë. 6. Ndarje e parlamentit me qeverinë ku asnjë ministër të mos jetë deputet”.

“AK-ja punon për mbrojtjen e interesave kombëtare. Bashkëpunim i kushtëzuar nga parime morale dhe ligjore. Së pari duhet konfigurimi i të gjithë sistemit zgjedhor. Liderët e opozitës të ruajnë etikën e të mos dizinformojnë…Nëse nuk pranohen kërkesat dalim të vetëm në zgjedhje…”,-tha Spahiu.

Po ashtu sot u mësua se Partia Lëvizja Shqipëria e Re është bashkuar në koalicion me Partinë Demokratike. Pas saj edhe partia që mbron interesat e minoritetit maqedonas në vendin tonë deklaroi aleancën me PD-në.

Sakaq po sot Kryesia e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet vendosi me unanimitet mandatimin e kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi për të vijuar negociatat me Partinë Demokratike për një koalicion parazgjedhor, të bazuar mbi përfshirjen e çështjes çame, mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve dhe garancitë e nevojshme për administrimin dhe garantimin e votave të PDIU-së gjatë procesit zgjedhor në bazat e këtij koalicioni.

Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë për nesër afatin përfundimtar për regjistrimin e koalicioneve. Afati zyrtar ishte sot, por burime brenda këtij institucioni kanë bërë me dije se partitë do të kenë mundësi edhe 24 orë për të vendosur se me kë do të bashkëpunojnë.

Mësohet se ka qenë një dezinformim data e fundit e koaliconeve, pasi sipas Kodit Zgjedhor aleancat vendosen 60 ditë para zgjedhjeve dhe pikërisht dita e 60-të është dita e mërkurë. Partitë do të kenë mundësi që të regjistrohen në KQZ- deri nesër në mesnatë edhe pse orari zyrtari i zyrave të protokollit është ora 18:00.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›