E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthimi i banesave, banorët përplasen ashpër me policinë tek Petro Nini

gruajaTiranë- Përplasjet mes banorëve që jetojnë në banesat e ish-pronarëve dhe përfaqësuesve të përmbarimit privat nuk kanë përfunduar ende.

E marta shënoi një tjetër konflikt në zonën e Tiranës së Re në Tiranë ku 14 familje u konfrontuan me ta, si shenjë refuzimi të kërkesës për të liruar ambientët e një godine.

Banorët nuklejohen të futen brenda, teks akjo zonjë ka dalë në dritare duke mbajtur në një pozicion të rrezikshëm foshnjen e saj.

Vetë pronari pretendon se tokën e ka blerë me florinj. Sipas tyre në nisje të konfliktit të sotëm ka apsur të shtëna armësh, 2-3 herë.

Banorët e rrugës Margarita Tutulani shprehen se personi që pretendon se ka dokumenta mbi objektin ka falsifikuar dokumentët, sepse ai ka punuar në Gjykatën e Lartë.

Banorët janë shprehur se nuk largohen prej andej duke u ngujuar brenda godinës, teksa situata ka agravuar kur dy persona janë dërguar në spital në gjendje të fikti. Ndërkohë në vendin e ngjarjes deputetë të Partisë Socialiste i bënë apel qeverisë që të përgjigjet për këto situata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›