E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamir Topi ne Top Story

I ftuar disa herë në emisionin e përjavshëm politik të Sokol Ballës në cilësinë e Presidentit të Republikës, Bamir Topi foli për herë të parë këtë të enjte me “kostumin” e kryetarit të partisë më të re politike në vend, Frymës së Re Demokratike.

Në një intervistë gjithpërfshirëse, të transmetuar drejtëpërsëdrejti në “Top-Channel”, zoti Topi u ndal gjerësisht në aktualitetin politik shqiptar, duke komentuar temat më të nxehta dhe duke folur për planet e ardhshme politike të forcës politike në të cilën ai është rreshtuar.

Sokol Balla – Zoti Topi, mirësevini në këtë studio. Si ndiheni tashmë pa rrobat e Presidentit të Republikës?

Bamir Topi - Në jetë ka githmonë inerci dhe unë vazhdoj të jem pre e asaj enercie, por pa nostalgji për të shkuarën, pasi unë jetoj me të tashmen dhe projektoj të ardhmen.

Sokol Balla – Ju pamë gjatë vizitës së Clinton në seancën parlamentare përkrah ish-presidentit Mejdani dhe Mojsiu. Ftesa për të marrë pjesë në atë seancë ju erdhi nga Protokolli i Shtetit apo nga protokolli i ambasadës amerikane?

Bamir Topi – Pa dyshim që nga ambasada amerikane dhe duke njohur Kryetaren e Kuvendit, zonjën Topalli, nuk u habita aspak për diçka të tillë. Pati një telefonatë nga Protokolli i Kuvendit që rikonfirmonte formalisht ftesën, por gjithsesi kjo i atribuohet protokollit amerikan.

Sokol Balla – Pak ditë më parë, Kuvendi përjetoi një përplasje të ashpër midis zotit Oketa dhe Kryetares së Kuvendit. Si e komentoni atë debat?

Bamir Topi - Nuk mendoj se është rasti për t’u marrë me këtë problem, pasi në jetën politike e institucionale të zonjës Topalli ka shumë momente të tilla. i referohem reagimeve të gjera të publikut, që dënoi me komentet e tij veprimin aspak qytetar të Kryetares së Kuvendit. E kotë të bësh krahasime, me Oketën që është një natyrë shumë e ekuilibruar dhe respektuar, ndërsa kryetarja ka në kujtesën e vet institucionale dhe politike shumë sherre të kësaj natyre.

Sokol Balla – Duke marrë shkas nga përplasje të tilla, duket se do të kemi së shpejti një fushatë të ashpër elektorale.

Bamir Topi - Ne nuk do të futemi në fushatë me predispozitë për të qenë jo të sjellshëm. Profili ynë është qytetar, një profil i ekuilibruar dhe i bazuar mbi vizionin politik, komunikim me publikun dhe një program të argumentuar.

Sokol Balla – Pra, ju thoni që këtë herë do të dëgjohet zëri i arsyes dhe jo siç ndodh gjithmonë në Shqipëri, ulërima?

Bamir Topi - Qoftë në përvojën time politike apo memorjen institucionale, në gjithë karrierën time politike ka triumfuar zëri i arsyes. Edhe në rastin e zgjedhjeve 2013, do të ishte katastrofike që njeriu të ndryshojë sjelljen dhe karakterin, sidomos në këtë moshë dhe pas një karriere të gjatë, për një karrige të vetme.

Sokol Balla – Zoti Topi, e di që nuk keni më dëshirë të quheni ish-president, por pas katër muaj të pasardhësit tuaj sot, Presidentit Nishani, a keni një vlerësim për punën e tij?

Bamir Topi - Këtu unë jam i detyruar ende të mos kem një koment konkret, pasi janë katër muaj dhe kjo nuk është shumë. Nuk dua që të merrem me vlerësimin e punës së Presidentit aktual, duke e parë këtë si një moment fisnik në marrëdhënie me një detyrë që ke pasur për pesë vjet. Unë gjithmë kam uruar që ai institucion, jo vetëm në dalje publike, por edhe biseda të ngushta, të jetë një institucion shumë i rëndësishëm për të rregulluar ekuilibra shumë delikatë në vendin tonë.

Sokol Balla – Megjithatë, veprimet e para të Presidentit Nishani kanë krijuar shumë debat, duke nisur nga shkarkimi i kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror, emërimet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe debati për zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Bamir Topi - Duhet ta ndajmë bisedën. Nëse e orientoni bisedën për çështjet konkrete, jam i hapur të bisedojmë, por për personin dhe personalitetin e Presidentit të Republikës jam i prirur të jem në mbrojtje të cilitdo që është në funksione të rëndësishme në shtet. Nuk kam tiparin e disa liderave të tjerë politikë, që shajnë dhe shpifin mbi figurat publike. Pa dyshim, është fakt se brenda pak ditësh nga largimi im, instituconet u dorëzuan. Njëkohësisht, e kuptoj që është presioni i mazhorancës aktuale që po luan shumë me numrin magjik 71, një numër magjik i atyre që sot zotërojnë të gjithë pushtetin në Shqipëri.

Sokol Balla – Pak ditë më parë, kërkuat një ndjesë publike për faktin se nuk arritët të ndalnit Berishën. Çfarë i referoheshit me këtë?

Bamir Topi - Momentet që lidhen me standartin demokratik, qoftë në funksionimin e partisë si dhe sjelljen në programin të partisë në atë kohë. Unë nuk i referohem më me emër kryeministrit, pasi përfaqësoj një formacion tjetër politik. Por, ajo që ndodhi gjatë atyre viteve, ndonëse ka pasur momente të rëndësishme pozitive, solli shumë zhgënjime. Ajo që u dëshmua më vonë, që çështje shumë të rëndësishme me programin nuk u respektuan, si të përndjekurit, pronat, rritja e elementëve të demokracisë, tregon se ato nuk u realizuan si duhet.

VAZHDON

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›