E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamir Topi ne Top-Story

Ndërsa zgjedhjet afrohen, situata po galvanizohet. Mbi dy partitë e medha po rëndon hija e një fitoreje të paplote dhe nevoja për mbeshtetjen e partive që po identifikohen me polin e trete.

Në këto kushte, Meta, Dule, Spahiu, Idrizi, Bamir Topi apo të tjerë mund të rezultojnë aktorë përcaktues për fatet e vendit.

Nga ana e saj, Fryma e Re Demokratike po identifikohet në opinion dhe nga sondazhet tashme jo thjesht me ish-presidentin, por me një forcë të qendrës së djathtë që përmbledh reformën, zemërimin dhe strukturat e alternatives së djathtë.

Por, çfarë do të bëjë fraksioni me i madh i partisë demokratike tashme në opozite? A mbetet për ta thjesht mision rrëzimi i Berishës apo edhe një program ndryshe i të djathtes?

A do jete FRD një opozitë e fortë siç i sugjeron me ironi kreu i Partisë Socialiste apo do të jetë vendimmarrës për fatet e qeverisë së ardhshme?

Të gjitha këtyre pyetje do t’i pergjigjet sot në orën 21, në emisionin “Top-Story”, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›