Ban Ki Mun mbërrin në Qipro për bashkimin e ishullit
"Erdha këtu për të ofruar përkrahjen time personale ndaj përpjekjeve të të dy liderëve për zgjidhjen e problemit të Qipros", tha Sekretari i Përgjithshëm."Jam i vetëdijshëm se problemi i Qipros nuk është i thjeshtë, por zgjidhja e tij është në duar tuaja", u shpreh Ban Ki-Mun në deklaratën e tij të shkurtër menjëherë pas mbërritjes në ishull.Pas takimit tresh të Ban Ki-Munit me Presidentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mehmet Ali Tallat dhe me Liderin e Udhëheqjes Greko-Qipriote, Dhimitri Hristofia, do të mbahet një konferencë e përbashkët shtypi.