Tiranë, vritet me armë zjarri një 30-vjeçar
Krimi ndodhi rreth orës 18:00, duke i shtuar listës së krimeve të rënda të ndodhura ditët e fundit. Policia tha se viktima është shtetasit Armando Hasani, 30-vjeç, lindur e banues në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se, motiv i kësaj ngjarje të jetë një konflikt familjar, mbi lidhjen martesore të viktimës, i cili kishte për bashkëshorte mbesën e autorit. Autori i këtij krimi është shtetasi Albert Dashi, 35-vjeç, i cili është arrestuar nga policia disa orë më vonë.