E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon Assad fajtor per krimet ne Siri

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban ki Moon e konsideron presidentin sirian Bashar al Assad fajtor per nje sere krimesh kunder njerezimit e thote se raporti i javes qe vjen do te ofroje "prova te pakundershtueshme" të përdorimit të armeve kimike në Siri.

Edhe pse nuk e drejtoi gishtin nga forcat qeveritare per sulmin e 21 gushtit ne afesi te Damaskut, numri nje i OKB-se la te kuptohej se mbi Assad-in rendon nje pergjegjesi per te cilen duhet te pergjigjet. “Shume vende pretendojne se presidenti Assad duhet te largohet, por persa i takon Kombeve te Bashkuara, ne nuk jemi ne gjendje te shprehemi per dicka qe duhet vendosur vetem nepermjet vullnetit te popullit. Nese duhet te jete apo jo president, kjo i takon sirianeve ta vendosin. Por fakti eshte qe asadi ka kryer shume krime kunder njerezimit. jam i bindur se kur te kete perfunduar gjithshka, do te mbahet nje proces gjyqesor i cili te qartesoje pergjegjesite e tij”, shprehet Ban ki Moon. Ekipi i inspektoreve te OKB-se do t`ia dergoje te henen Ban ki Moon-it raportin e tij per sulmin e pretenduar kimik ne rrethinat e kryeqytetit sirian. Por megjithese nuk e ka dokumentin ne dore, Ban sqaroi se ai do te kete te dhena te mjaftueshme mbi perdorimin e armeve kimike ne ngjarjen e rende te Ghoutas, ku mendohet te kene humbur jeten mbi 1.400 vete. Deklarata e shefit te Kombeve te Bashkuara vjen ne kohen kur ndaj qeverise siriane jane hedhur akuza se ka ndaluar ne menyre sistematike, duke e kthyer ne politike shteterore, trajtimin e te plagosurve nga zonat e kontrolluara prej rebeleve. Pjese e kesaj politike konsiderohen bastijset e vazhdueshme ne qendra mjekesore e spitale, madje dhe ato fushoret, ndersa kontrolleve te imtesishme i nenshtrohet edhe personeli mjekesor.   / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›