Ban Ki Moon: Nuk ka justifikim për brutalitetin

Nisur prej demonstratave në mbarë botën dhe sulmeve kundër ambasadave të huaja për shkak të një filmi anti-islamik, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, bëri thirrje për qetësi dhe përdorimin e arsyes.
Nuk ka asnjë justifikim për vrasjet dhe brutalitetin që ka shkaktuar shfaqja e këtij filmi në internet, tha Ban në New York. “Është e turpshme që e drejta themelore për lirinë e shprehjes së mendimit u shfrytëzua për një film të mbushur me urrejtje, një film të neveritshëm dhe qëllimisht provokues”, tha Ban në një nga seancat e Asamblesë së Përgjitshme.
Për shkak të kësaj videoje ka disa ditë që në vendet myslimane ka pasur protesta dhe aksione të dhunshme. Zemërimi i myslimanëve radikalë u drejtua të premten për herë të parë edhe kundër diplomatëve gjermanë në Khartum të Sudanit, ku u sulmua ambasada gjermane dhe ajo britanike.