Ban Ki Moon nuk heq dorë nga plani

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon nuk ka hequr dorë nga plani gjashtëpikësh për misionin EULEX. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i tij Brendon Varma, sipas të cilit Ki Moon vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim për këtë çështje."Nuk synojmë ta ndryshojmë planin dhe po vazhdojmë të punojmë për të gjetur një zgjidhje", ka deklaruar Varma për shtypin.