E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë,nis protesta kundër planit gjashtëpikësh

Prishtina,u mbush nëpër rrugë dhe sheshe plot me demonstrues në mbrojtje të pavarësisë e sovranitetit. Protestuesit shkojnë drejt Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, ku tashmë janë mijëra qytetarë dhe prej andej do të nisen drejt selisë së Presidencës, Kuvendit, qeverisë, e pastaj drejt selisë së dikurshme të UNMIK-ut, tash të EULEX-it. Në kryeqytetin kosovar jehojnë thirrjet e demonstruese "Kosova është e jona", "Pavarësi, referendum", "Pavarësi, Kushtetutë", ndërsa në pankartat e shumta shkruhet: "Askush mbi gjakun e dëshmorëve" ,"Jo plan, referendum", Jo ndarjes së Kosovës"... Kudo valojnë së bashku flamuri i shtetit të Kosovës dhe flamuri kombëtar shqiptar. Demonstrata kundër gjashtëpikëshit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në marrëveshje me Beogradin, është ftuar për sot në mesditë nga më shumë se pesëmbëdhjetë organizata joqeveritare Me 6 pikat e propozuara nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, sipas organizatorëve, "Kosovës, së shpallur dhe pranuar ndërkombëtarisht si vend i pavarur dhe sovran, po i rrezikohet edhe territori edhe sovraniteti" dhe synimi është "ta ndajnë Kosovën në dysh: rreth 1/3 e territorit u jepet strukturave paralele të Serbisë, që nënkupton kontroll të Serbisë." Organizatorët kanë bërë thirrje që përmes demonstratës qytetarët "të mbrojnë Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›