Ban Ki Moon takon kreun e Birmanisë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, ka zhvilluar bisedime me presidentin e Birmanisë, Thein Sein, në rezidencën zyrtare të këtij të fundit.
Dy udhëheqësit janë dakorduar që OKB-ja të ndihmojë Birmaninë në realizimin e regjistrimit të popullsisë dhe shtëpive në vitin 2014 – që do të jetë edhe regjistrimi i parë i saj në 31 vjet.
Kjo është vizita e parë e Ban Ki Moonit në këtë vend, e cila ka qëllim të shprehë mbështetjen për regjimin e ri reformator.
Ban Ki Moon po ashtu pritet të takojë Aung San Su Kinë, laureate e Çmimit Nobel për Paqe dhe ish-e burgosur politike, e cila së fundmi ka fituar vende në Parlament.
Kreu i OKB-së do t`iu drejtohet edhe ligjvënësve. Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, po viziton po ashtu Birmaninë. Vizita e saj pason pezullimin e sanksioneve të BE-së ndaj këtij vendi, me qëllim për ta shpërblyer atë për lëvizjet në drejtim të ndryshimeve që kanë përfshirë zgjedhjet dhe reformat ekonomike.