E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja mbyll kufijte ne prag te takimit te Bankes qendrore Europiane

Spanja mbyll kufijtë për një javë. Madridi zyrtar ka pezulluar traktatin Shengen për motive sigurie. Ndërmjet dative 2 -4 maj do të mbahet në Barcelonë takimi i pranverës i Bankës Qendrore Europiane; një nga dy takimet që ky organizëm mban jashtë selisë së saj në Frankfurt. Protesta masive janë lajmëruar në Spanjë, ndërsa vendi ka vendosur të mbyllë kufijtë për arsye sigurie në mënyrë që të shmangin përfshirjen e mundshme të shtetasve të huaj që udhëtojnë në qytet për të marrë pjesë në protestat e dhunshme të mundshme rrugës.
Shefi i policisë Jezusi Maria Gomez Martin tha se normalisht ishin 90 policë që punonin në kufij, por në këtë rast më shumë se 350 policë do të punojnë për të shmangur persona të dyshimtë, të cilët mund të prishin rendin publik, për të shkuar në kryeqytetin katalanas, ndërsa Banka Qendrore Europiane mban mbledhjen e radhës.
Barcelona ishte skenë e të rinjve të maskuar që vandalizonin vitrina dyqanesh dhe u vinin zjarrin kazanëve të hedhurinave në kuadër të grevës së përgjithshme me 29 mars kur u protestua kundër masave jopopullore, uljes së shpenzimeve dhe një norme papunësie shkatërruese.
Përveç kontrolleve kufitare, qyteti do të blindohet përmes një prezence të jashtëzakonshme të 6.500 policëve do të garantojnë sigurinë. Kjo nuk është hera e parë që Protokolli i Shengenit është vendosur në pikëpyetje. Vitin e kaluar, Franca dhe Italia kërkuan mbikëqyrje më të rreptë të kufijve europianë dhe javën e kaluar Gjermania dhe Franca bënë thirrje për rregulla të reja të Shengenit për të pezulluar lëvizjen pa viza në Europë për të garantuar sigurinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›