Ban Ki-Moon, të Martën në Vatikan, takime me Papën dhe udhëheqësit politik
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, do të vizitojë të martën Vatikanin.
Në deklaratën e Selisë së Shenjtë thuhet se Ban do të takojë Papa Françeskun, për të diskutuar bashkëpunimin ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Kishës Katolike.
Më 30 prill, Vatikanin do ta vizitojë edhe presidenti i Izraelit, Shimon Peres, i cili po ashtu do të takohet me Papën.
Kreu i Kishës Katolike, pothuajse në secilin fjalim, bën thirrje për paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve.