E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi bërthamor Iranian, Ashton: Palët janë larg arritjes së marrëveshjes

Raundi i dytë i bisedimeve dy-ditore mes fuqive botërore dhe Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor, që u mbajtën në qytetin e Kazakistanit Alamtia, ashtu sikundër pritej, kanë përfunduar pa asnjë marrëveshje.

Shefja e Politikës së Jashtme e Bashkimit Europian, Catherine Ashton komunikoi se palët janë “shumë larg” në qendrimet e tyre.

Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, vendet e 5+1 që marrin pjesë në bisedimet me Teheranin, i propozuan këtij të fundit ndaljen e pasurimit të uraniumit dhe mbylljen e centralit nëntokësor të Fordosë dhe në këmbim premtuan lehtësimin e sanksioneve ekonomike.

Fuqitë e mëdha i kërkojnë Iranit të ndalëpasurimin e uraniumit, por negociatori iranian, Saad Jalili mbrojti të drejtën e vendit të tij për të pasuruar uraniumin, që për Teheranin është krejtësisht për qëllime paqësore, përkundër pretendimeve të Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe vendet e BE-së se programi bërthamor ka qëllime ushtarake.

Kërkesa për ndaljen e pasurimit të uraniumit u shtrua në tryezën e bisedimeve gjatë bisedimeve të raundit të parë që u mbajtën në muajish shkurt, sërish në Kazakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›