E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon:Jo përshkallëzim të dhunës në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon ka tërhequr vërejtjen kundër një përshkallëzimit të krizës siriane, pasi Izraeli goditi objektivat pranë Damaskut.

Qeveria e presidentit sirian Bashar al-Asad akuzoi Izraelin se po ndihmon në mënyrë efektive terroristët islamikë të Al-Kaidës dhe tha se sulmi i së dielës hap derën për të gjitha mundësitë.

Zyrtarët izraelitë thanë se sulmet kishin në shënjestër raketat iraniane të dedikuara për militantët e Hezbollahut në Liban.

Ky ishte sulmi i dytë izraelit në Siri brenda tre ditësh.

Televizioni shtetëror sirian tha se sulmi ndaj një qendre kërkimore ushtarake në Jamraya dhe në dy vende të tjera ka shkaktuar viktima dhe dëme të shumta.

Egjipti, Irani dhe Liga Arabe e kanë dënuar aksionin izraelit.

Shtëpia e Bardhë tha se Izraeli ka të drejtë të ndërmarrë veprime për ta mbrojtur popullin e vet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›