E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Mun: OSBE, me rol jetësor për botën

Nju Jork, 2 Gusht, NOA Zor se ka krizë në botë, e cila nuk kërkon bashkëpunim lokal, kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Organizatat rajonale si OSBE-ja janë aktorë shumë të rëndësishëm në kuadrin global, të shprehur shumë qartë në Kapitullin VIII të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Kështu është shprehur në ceremoninë e organizuar me rastin e 35-vjetorit të krijimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, Ban Ki Mun, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, nga vetë natyra e saj, OSBE-ja është në pozicion të mirë për tu përballur me shumë sfida në rajonin e vet, ku afërsia fizike ka shumë avantazhe: afërsinë kulturore, historinë e përbashkët, lidhjet e forta, fuqi të qëndrueshme, volinë kohore dhe efektivitetin e shpenzimeve.

Sidoqoftë, thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së sjell avantazhe shtesë. Unë shoh pesë fusha të veçanta, praktike për bashkëpunim më të gjerë, ku së pari, renditet çarmatimi bërthamor dhe ndalimi i përhapjes së armëve bërthamore. Këto janë përparësitë e mia kryesore, tha më tej shefi i OSBE-së.

Duke shtuar si një fushë me rëndësi bashkëpunimi gjithashtu edhe atë të sigurimit të paqes.

Së treti, zgjedhjet. Kombet e Bashkuara janë duke dhënë ndihmë teknike për ndërtimin e demokracisë në të gjithë botën. OSBE-ja shihet gjerësisht si standardi i artë në vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve. Le ti bashkojmë forcat dhe ti përdorim në rajone të tjerë me anë këshillimesh e trajnimesh, pohoi më tej Ban Ki Mun.

Në fund, ai përmendi edhe fushat e mjedisit, zhvillimit dhe të drejtat e njeriut, si fusha me rëndësi për bashkëpunimin në mbarë botën.

Pra, qëllimi është të evitohet dublikimi i punës dhe të krijohen sinergji për të arritur objektivat tanë të përbashkët, e përfundoi ai fjalën e tij, duke thënë se në prill, pati privilegjin ti drejtohet Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, për ta çuar më përpara këtë proces.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/bota/94-bota/27988-ban-ki-mun-osbe-luan-nje-rol-jetesor-ne-bote","title":"Ban Ki Mun: OSBE, me rol jetësor për botën","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›