Rasmussen: OSBE, unike dhe e domosdoshme
Nju Jork, 2 Gusht, NOA Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), është organizata që mbart standardet e demokracisë dhe të drejtave njerëzore dhe, për këtë arsye, është quajtur me të drejtë ndërgjegjja e kontinentit tonë.
Kështu e ka cilësuar në konferencën për 35-vjetorin e krijimit të saj, shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut këtë institucion për sigurinë në botë.
Sipas tij, OSBE është vendi kryesor për përcaktimin e normave të sjelljes dhe për t'i bërë qeveritë të mbajnë përgjegjësi për shkeljen e tyre.
OSBE-ja është, gjithashtu, forumi kryesor për kontrollin mbarë-evropian të armëve dhe për krijimin e besimit dhe luan një rol domethënës në parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve. Pa të, synimi ynë për të pasur një kontinent të lirë dhe të sigurt nuk do të realizohej. Me pak fjalë, OSBE-ja mbetet e domosdoshme, pohoi Rasmussen.
Më tej, ai shtoi se NATO e kompleton punën e OSBE-së në mënyra të ndryshme dhe me një sukses të konsiderueshëm dhe se partneritetet e Aleancës, ku përfshihen shumë prej vendeve anëtare të OSBE-së, si dhe pranimi i anëtarëve të rinj në NATO, kanë kontribuar në synimet e OSBE-së për të ndërtuar një Evropë të qëndrueshme, paqësore dhe të bashkuar.
Programet bashkëpunuese të NATO-s me vendet partnere janë shndërruar në një mekanizëm që promovon idetë dhe vlerat e OSBE-së. Gjithashtu, përfshirja e NATO-s në Ballkan ka krijuar një mjedis të sigurt, ku OSBE-ja mund të luajë rolin e saj në konsolidimin demokratik të këtij rajoni, tha ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për rajonin e Ballkanit.
Në fund shtoi se në ditët e sotme, OSBE-ja dhe NATO plotësojnë njëra-tjetrën edhe përtej Evropës.
Të dyja këto organizata po ndihmojnë Afganistanin të ecë me këmbët e veta dhe të sigurojnë që ky vend nuk do të jetë kurrë më një strehë e sigurt për terroristët më të tmerrshëm të botës. Kjo tregon potencialin e institucioneve ndërkombëtare për të bashkëpunuar në përballjen e sfidave të përbashkëta. Ka kohë që NATO mbron këtë përqasje gjithëpërfshirëse e cila do të reflektohet qartë në Konceptin e ri Strategjik që do të miratohet nga Aleanca gjatë këtij viti, tha ai.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/bota/94-bota/27990-rasmussen-osbe-unike-dhe-e-domosdoshme","title":"Rasmussen: OSBE, unike dhe e domosdoshme","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")