E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Mun, VV në protestë: UNMIK, i padrejtë

Lëvizja Vetëvendosje e pret me protesa vizitën e sekretarit të OKB, Ban Ki Mun.

Në selinë e UNMIKU-t, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shkruar parullën UN FAIR! (i padrejtë). Mësohet se gjatë protestës ka ndërhyre policia e Kosovës, e cila, sipas aktivisteve ka përdorur spraj ndaj tyre.

Erzen Vraniçi, sekretar organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se policia e Kosovës ka përdorur dhunë të tepruar ndaj aktivistëve, por per momentin nuk ka pasur të arrestuar. Vetëm një ditë më parë, Vetëvendosje akuzoi shefin e OKB-se, Ban Ki Mun se ai nuk e njeh Kosovën si shtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›