Javi Martinez ende në planet e Barcës

Barcelona ka bërë një interesim formal për mesfushorin e Athletic Bilbao, Javi Martinez.
Sport shkruan se drejtori sportiv i Barcës, Andoni Zubizarreta, ka kontaktuar formalisht me Bilbaon javën e kaluar për të filluar negociatat për Martinez.
Përgjigja e Atletic ka qenë që Barca të mbulojë klauzolën blerëse të lojtarit, që kap vlerën e 40 milionë eurove, nëse dëshiron të transferojë atë.
Katalanasit kanë vetëm 26 milionë euro në dispozicion për transferime pasi tashmë harxhuan në mbrojtësin e Valencias, Jordi Alba, dhe do të duhet të shesin për të kompletuar transferimin.