Banda e Durrësit, debate të ashpra në procesin gjyqësor

Tiranë, 7 Qershor 2010 NOA - Procesi gjyqësor në ngarkim të anëtarëve të Bandës së Durrësit është shoqëruar sot me debate të ashpra mes akuzës dhe gjykatës. Mosardhja e dy dëshmitarëve të akuzës, Geri Beja dhe Denis Xhilaga për të dhënë shpjegime është bërë molla e sherrit mes prokurorit Anton Martini dhe kryegjyqtarit Gurali Brahimllari.
Të dy kanë kërcënuar në gjykatë lajmërimin e shefave për atë çka po ndodhte. Prokurori Martini sqaroi se do lajmëronte eprorin e tij për njëanshmërinë e kryegjyqtarit, i ndikuar nga mbrojtja.
Ndërkohë që kryesuesi i trupit gjykues Gurali Brahimllari e paralajmëroi prokurorin për thyerje të etikës dhe për sjellje jo të denjë në sallën e gjyqit, i cili do të vinte në dijeni kryeprokuroren Ina Rama.
Prokurori Martini pretendonte se dy dëshmitarët që ndodhen në Itali janë të rëndësishëm për procesin, për këtë duhet të lexohen deklarimet e tyre.
Por gjykata vlerësoi se këto deklarime të dhëna përpara oficerit të Policisë Gjyqësore do të lexohen në fund të procesit në rast se nuk paraqiten dëshmitarët.
Përplasje mes akuzës dhe gjykatës ka sjellë edhe në shtyrjen e seancës gjyqësore.
Dy dëshmitarët dyshohet se kanë dijeni për vrasjen e Klodian Saliut, duke u mbështetur në faktin se makina e Denis Xhilagës është përdorur nga autorët për këtë krim.
Gjatë seancës së sotme ka dhënë shpjegime edhe dëshmitari Muharrem Haka, me detyrë inspektore rendi në Durrës.
Dëshmitari deklaroi se ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes kur u vra Marsel Sotiri. Dëshmitari shpjegoi se në vendin e ngjarjes kishin gjetur në makinë BMW, me dyer të hapura ndërsa viktima ishte gjetur i plagosur 4-5 metra më tutje.
Sipas dëshmitarit ai nuk ka qenë kur u gjet viktima, por kolegët e tij e kishin dërguar në spital. Dëshmitari deklaroi se nuk e njihte Marsel Sotirin.
Të pandehurit në këtë proces janë 16 persona të cilët akuzohen për një seri veprash penale të ndodhura në qytetin e Durrësit.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")