Policia jep detaje të rëndësishme mbi vrasjen e dyfishtë në Mamurras dhe 4 autorët e saj
Lezhë, 7 Qershor 2010 NOA - Policia e Shtetit publikoi para pak çastesh detajet mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Mamurras ku gjetën vdekjen dy të rinj në atentat si dhe foli për kapjen e katër të dyshuarve, mes tyre një femër, në një operacion të koduar me emrin Këmbëngulja.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21,45, në hyrje të qytetit të Mamurrasit kur nga persona deri sot të paidentifikuar u vranë me armë zjarri Arsid Rama 23 vjeç dhe Albert Seiti, 25 vjeç.
Pas kryerjes se veprimeve të para hetimore, e proceduriale, si dhe informacioneve të marra nga burime të ndryshme policia tha se u arrit të identifikohen autorët e krimit.
Për të ndihmuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje si dhe kapjen dhe arrestimin e autorëve në ndihmë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë kane ardhur Specialistë të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe forca të repartit F.N.SH Shkodër, ku gjatë gjithë natës kanë vazhduar në postblloqe e pika vëzhgimi për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe gjatë gjithë ditës, në vazhdim të operacionit të koduar Këmbëngulja është bërë i mundur kontrolli dhe krehja e të gjithë vendeve dhe zonave të dyshuara.
Rreth orës 17 e 30 min në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i automjetit me të cilin pas ngjarjes janë larguar autoret, automjet i cili u gjet i braktisur në fshatin Borizanë të rrethit Krujë.
Sonte rreth orës 20 e 30 si rezultat i operacionit ku u përfshinë rreth 120 forca policore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorëve të kësaj ngjarje të cilët janë:
Diamantin Preçi, 23 vjeç, me banim në qytetin Milot
Bledar P. , 17 vjeç, me banim në qytetin Milot
Rudolf Ndoci, 23 vjeç, me banim në qytetin Milot
Emi Allamani, 20 vjeç, me banim në qytetin e Mamurrasit
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy autovetura, dy automatikë model 56 (Kallashnikov), një pushke model 63( njëzetëshe), si dhe 6 aparate celulare.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë tha se materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i janë referuar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, e kryer në bashkëpunim, si dhe armëmbajtje pa leje, parashikuar nga nenet 79/dh,25, dhe 278/2 të Kodit Penal.
a.b/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")