Banda e Durrësit, vrasja e Viron Currit dhe Arjan Pajës
Materialet dhe dëshmitë e zbuluara në gjykatë për serialin e vrasjeve të Bandës së Durrësit hyjnë në një fazë të re. Përveç hakmarrjeve të vjetra mes grupit të Lulzim Berishës e Klodian Saliut me Marsel Sotirën dhe miqtë e tij, në skenë shfaqen emra të njohur të krimit në Tiranë si Denis Gina, Median Shehu e Ilir Bardhi, por edhe emra si Gaxhai i Vlorës. Në materialin që botohet sot tregohen atentati i dështuar ndaj punonjësit të doganave Marsel Sotira dhe vrasja e Viron Currit e Arjan Pajës.
Më poshtë materialet origjinale të lexuara në gjykatë:
* * *
Për grupimin kundërshtarë në të cilin bënte pjesë viktima Dritan Sallaku, i cili drejtohej nga shtetasi Marsel Sotira, ishte e qartë se pas vrasjes së Dritan Sallakut qëndronte i pandehuri Lulzim Berisha e bashkëpunëtorët e tij. Për këtë fakt grupimi i drejtuar nga Marsel Sotira në shenjë hakmarrje për vrasjen e Dritan Sallakut po përgatiste goditjen e radhës ndërsa nga organizata kriminale e drejtuar nga i pandehuri Lulzim Berisha e shtetasi Klodjan Saliu, të frikësuar nga Marsel Sotira e grupimi i tij, filluan projektimet për vrasjen e tij me çdo kusht.
Pas vrasjes së shtetasit Dritan Sallakut, rreth 3-4 ditë më pas, grupimi i drejtuar nga Marsel Sotira godet me armë zjarri në drejtim të pjesëtarëve të afërt të Lulzim Berishës, siç ishte R.D. Kjo goditje ka ndodhur në afërsi të shtëpisë që ndërtonte i pandehuri Lulzim Berisha në hyrje të qytetit Durrës, ku me armë zjarri është qëlluar në drejtim të R.D, por pa pasoja pasi ai ka shpëtuar pa u goditur. Kjo goditje e menjëhershme, ku është dyshuar se njëri prej tyre ka qenë shtetasi Arben Paja bashkëpunëtorë i Marsel Sotirit, ka nxitur edhe më shumë organizatën kriminale të drejtuar nga i pandehuri Lulzim Berisha e shtetasi Klodjan Saliu të godasin në drejtim të Marsel Sotirit. Për këtë, ata fillimisht kanë menduar se mund ta godasin në Shkozet rrugës nacionale që vjen nga Tirana, pasi shtetasi Marsel Sotira punonte në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe bënte përditë rrugën Durrës- Tiranë.
Fillimisht të pandehurit Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Adriatik (Dritan) Coli dhe shtetasit e vrarë Klodjan Saliu e Ilir Xhunga u zhvendosen nga shtëpitë e tyre ku rrinin për tek shtëpia e xhaxhait të të pandehurit Lulzim Berisha, dëshmitarit Sh.Berisha që ndodhet tek dogana në Shkozet dhe një herë tek shtëpia e shtetasit M.Saliu ( i vrarë në vitin 2000). Edhe pse në këto shtëpi kanë qëndruar dy-tre net të armatosur në ruajtje të ardhjes së shtetasit Marsel Sotira, nuk është bërë e mundur goditja e tij. Më pas drejtuesit kryesorë të organizatës kriminale i pandehuri Lulzim Berisha e shtetasi Klodjan Saliu vendosin të qëndrojnë në banesën e xhaxhait tjetër të Lulzim Berishës, shtetasit S.Berisha që ndodhet tek Kodra e Rrushbullit në Durrës në një kodër, më pak se një kilometër larg nga rruga nacionale Tiranë-Durrës. Në këtë shtëpi drejtuesit e organizatës vendosin të qëndrojnë në pritje të sinjalizimeve për ardhjen e makinës së shtetasit Marsel Sotira nga Tirana e më pas të zbresin në rrugë e ta qëllojnë atë. Edhe në këtë rast si në rastin e vrasjes së shtetasit Dritan Sallaku, organizata kriminale përdor të njëjtën strategji dhe mekanizëm si për sigurimin e mjeteve të nevojshme për kryerjen e vrasjes ashtu dhe për realizimin e saj e largimin më pas
Të nesërmen e kësaj dite, më datë 29.10.1998 , 12 ditë pas vrasjes së Dritan Sallakut, rreth orës 16.00 drejtuesit e organizatës lajmërohen me telefon se shtetasi Marsel Sotira kishte kaluar Maminasin për në drejtim të Durrësit me makinën e tij të punës. Në këtë moment në shtëpinë e shtetasit S.Berisha, ose siç quhej ndryshe shtëpia e gjyshit të Lulzim Berishës, ndodheshin të pandehurit Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Adriatik Coli e shtetasit e vrarë Klodjan Saliu e Ilir Xhunga. Pas marrjes së lajmërimit të mësipërm, i pandehuri Lulzim Berisha organizon planin duke urdhëruar të pandehurin Adriatik Coli të lëvizte me makinën tip Lançe vetëm përpara tyre dhe t`i priste pas vrasjes tek unaza rrugës për në plazh afër shinave të trenit, ndërsa vetë me shokët e tjerë Plaurenti, Klodjani e Iliri hipën në makinën tip Volksvagen Golf pa dokumente të marrë në Kavajë, të cilës i vendosin targa të rreme me targa DR 6104 A. Në makinë marrin me vete katër armë automatike, tre kapele dhe një paruke. Si në vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku, i pandehuri Lulzim Berisha hipën në timonin e makinës, Klodjan Saliu në vendin e parë të saj, ndërsa mbrapa i pandehruri Plaurent Dervishaj e shtetasi Ilir Xhunga.
Makina e drejtuar nga i pandehuri Lulzim Berisha zbret nga shtëpia e xhaxhait të tij për në rrugën kryesore automobilistike ShijakDurrës e pikërisht pranë kryqëzimit të rrugës automobilistike me linjën hekurudhore të fshatit Rrashbull, poshtë shtëpisë së shtetasit Tahir Dema. Pasi ndalojnë makinën në këtë vend i pandehuri Lulzim Berisha së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij Plaurent, Klodjan e Ilir zhvendosen pak metra sipër rrugës e zënë pozicione luftimi duke shfrytëzuar edhe disa ferra dhe faktin se shtëpia e shtetasit Tahir ishte në ndërtim e sipër. Pas pak çastesh në drejtim të tyre vjen makina tip Nisan me targa TR 5926 A me ngjyrë blu, në të cilën ndoheshin viktimat Viron Curri e Arjan Paja e shtetasi Marsel Sotira i ulur në sediljet e pasme. Menjëherë në drejtim të makinë së mësipërme qëllojnë me armë zjarri të pandehurit Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj e shtetasit Klodjan Saliu e Ilir Xhunga. Si rezultat i këtyre goditjeve gjejnë vdekjen e menjëhershme Viron Curri e Arjan Paja e plagoset rëndë Marsel Sotira.
Pas goditjes me armë zjarri dhe të bindur se shtetasi Marsel Sotira është vrarë të pandehurit Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj e shtetasit Klodjan Saliu e Ilir Xhunga largohen me makinë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes për nga unaza e plazhit tek shinat e trenit ku sipas planit do ti priste i pandehuri Adriatik Coli me autoveturën tjetër tip Lançe. Të pandehurit Adriatik Coli i kishte ngecur makina e për pasojë bashkëpunëtorët e tij me të mësuar këtë fakt largohen pa qëndruar dhe braktisin autoveturën e mësipërme në afërsi të gjykatës së Apelit në Durrës, ndërsa armët i hedhin kanaleve rrugës. Në makinën e braktisur policia mbrëmjen e datës 29.10.1998 gjen dhe sekuestron me cilësinë e provës materiale dy paruke një kapele, disa fije floku, një gjurmë papilare, etj. Viktimat Viron Curri e Arjan Paja të gjetur në makinën e Marsel Sotirës vdesin menjëherë, ndërsa shtetasi Marsel Sotira plagoset rëndë, por për shkak të ndërhyrjeve të specializuara mjekësore si brenda e jashtë Shqipërisë edhe me ndihmën e strukturave shtetërore ku punonte, arrin të shpëtojë duke vazhduar të ekzistojë si rrezik potencial për organizatën kriminale të drejtuar prej Lulzim Berishës e shtetasit të vrarë Klodjan Saliu.
Coli: Çfarë di për vrasjen e Currit dhe Pajës
Lidhur me këtë fakt Adriatik Coli ka thënë: …. pas vrasjes se Tanit (Dritan Sallakut) pas katër pesë ditësh, unë ndodhesha në shtëpinë time bashkë me Y.Sh. Merr Luli në telefon tek numri i shtëpisë dhe më thotë shko tek shtëpia që kishte me qera poshtë kishës, merr qenin dhe ma sill këtu tek shtëpia e babës Plaurentit. Bëhej fjalë per qenin e Lulit, i cili ishte i racës Pitbull. Shkoj me Yllin lart me makinën Golf ngjyre blu që përdorte Redi dhe Njaziu. E marr qenin dhe ja çoj Lulit tek shtëpia e babës së Plaurentit. Tek shtëpia gjeta gjithë familjarët: ishte nusja e Lulit, nëna e Redit, Redi, Plaurenti, isha unë, Y.Sh. Pasi luajti Luli me qenin, më tha merre çoje atje ku e more. Kur u nisem i ramë nga rruga e Shtypshkronjës, përballë me shtypshkronjën pamë një makinë anash apartamenteve që dolën nja katër çuna menjëherë, n